Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një vajzë në Fushë-Kosovë, theri me thikë nënën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një vajzë në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka therur me thikë nënën e saj.

Rasti ka ndodhur në orët e para të së martës dhe po trajtohet si dhunë në familje. E dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë. 19.09.2023 – 01:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) nënën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.