Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy raste të sulmeve ndaj prindërve në Kosovë të shtunën

Dy raste të sulmeve ndaj prindërve kanë ndodhur të shtunën në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.

Policia ka njoftuar të dielën se i dyshuari për sulm fizik ndaj nënës së tij në Prishtinë është dërguar në mbajtje.

Ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Në rastin tjetër të ndodhur në Fushë-Kosovë, i dyshuari i ka sulmuar prindërit e tij, të cilët më pas kanë marrë trajtim mjekësor.

I dyshuari për shkak të problemeve me shëndetin mendor është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.