Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pasi në hapje të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian është interpretuar muzika e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës. Zulfaj ka thënë se është skandaloze dhe e papranueshme ajo që ngjau në Bruksel dhe po pret përgjigje nga komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, nën udhëheqjen e të cilës po mbahet aktiviteti.
“Një këngë nacionaliste serbe, që mohon shtetësinë e Kosovës dhe që u shkrua në kohën kur kasapi i Ballkanit, Millosheviqi, po i shfuqizonte të drejtat e Kosovës dhe po e shtypte popullin tonë, u interpretua në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së. Kjo është skandaloze e papranueshme. Një aktivitet i BE-së për zgjerimin nuk mund t’i japë skenë nacionalizmit serb. Komisioneres Kos ia lëmë të shpjegojë se si ndodhi kjo dhe çfarë masash do të ndërmarrë, si dhe pse Kosova, vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj dekade dhe plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e BE-së, nuk ishte ftuar”, ka shkruar Zulfaj në platformën “X”.
Muzika e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës është interpretuar në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për zgjerim Marta Kos.
Edicioni i dytë i këtij Forumi ka nisur sot dhe mbaron të hënën. Kosova nuk është e ftuar në këtë Forum.
Një ditë para ngjarjes kryesore, në kuadër të mbrëmjes hapëse, është interpretuar ndër të tjera edhe muzika e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”.
Sipas programit më 15 nëntor ishte paraparë të interpretonte orkestra e të rinjve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me grupin slloven “Kapobanda”. KOHA ka siguruar videon e interpretimit të muzikës.
Në programin e ditës kryesore, më 16 nëntor, është paraparë të mbajnë fjalime presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, dhe komisionerja për zgjerim Marta Kos. Pritet të flasë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Edhe
Muzika e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Bruksel në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
We are appalled by reports from an EU Enlargement event in Brussels tonight. A Serbian nationalist song denying Kosova's statehood, written when the butcher of the Balkans, Milošević, was abolishing Kosova's rights and suppressing our people, was performed at the opening of the EU Enlargement Forum. This is scandalous and unacceptable. An EU event on enlargement cannot give a stage to Serbian nationalism. We will leave it to Commissioner Kos to explain how this happened and what measures she will take, and why Kosova, the biggest democratic climber in the Western Balkans this decade and fully aligned with EU foreign policy and EU values, was not invited. https://t.co/YxP1dehpID
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) November 15, 2026
Muzika e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Bruksel në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Muzika e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës është interpretuar në Bruksel, në prag të Forumit të...-
Bajrami pas skandalit në Bruksel: Kosova pret sqarim të menjëhershëm nga KE-ja dhe komisionerja Kos
-
Zulfaj për Raportin e Progresit: KE-ja është konservative në nota
-
Kos: Ndryshimet për Specialen janë hap serioz prapa drejt BE-së
-
Kos: BE-ja po dialogon me Qeverinë për ndryshimet në Ligjin për Specialen