Një ngarkesë prej 2 tonë drogë është sekuestruar në ujërat ndërkombëtare mes Salentos dhe ujërave shqiptare në Adriatik.
Autoriretet identifikuan një mjet lundrues për të cilën nisën ndjekjen.
Operacioni përfundoi me sukses me kapjen e ngarkesës së madhe të marihuanës, arrestimin e 4 personave që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues dhe me sekuestrimin e një kallashnikovi.
Të katër të arrestuarit janë shqiptarë shkruan corrieresalentino.it. Operacioni u ndërmor nga Guardia di Financa e Otrantos.