Është finalizuar një tjetër operacioni ndërkombëtar antidrogë i cili ishte një bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj italiane. Tre shqiptare janë arrestuar me një gomone me drogë në Itali.
Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e të shtunës rreth orës 20:00, ku u ndalua dhe u sekuestrua një gomone me drogë në zonën e Salentos.
Aeroplani i Guardia di Finanza është vënë në ndjekje të gomones në ndihmë të njësive detare të Guardia di Finanza të Pulias që e kanë bllokuar në pjesën e poshtme të Adriatikut, raporton oranews.
Në bordin e saj janë ndaluar tre shtetas shqiptarë.
Gomonia rreth 9 metra me dy motorë të fuqishëm ishte e ngarkuar me lëndë narkotike të llojit marihuanë.
Sasia e lëndës narkotike ende nuk dihet pasi nuk është peshuar akoma. Nuk mund të japim detaje të mëtejshme për shkak të sekretit të hetimit me palën italiane.
-
Kapet gomonia në Itali që transportonte drogë me vlerë 2 mln euro, tre të arrestuar, njëri shqiptar
-
Sekuestrohet në Brindizi gomonia me 334 kg drogë, arrestohet shqiptari
-
Kapet në Itali gomonia me 1,5 tonë kanabis, prangosen 2 skafistët shqiptarë
-
Në Itali kapet marihuanë e nisur nga Shqipëria në vlerë 3 milionë euro
-
Në Adriatik kapen 2 ton marihuanë, në pranga 4 shqiptarë