Policia e Shtetit dhe ajo italiane, gjatë një operacioni të përbashkët, kanë mundur të sekuestrojnë 700 kg marijuanë dhe kanë vendosur në pranga dy shtetas shqiptarë.
Policia Kufitare e Vlorës mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative është vënë në ndjekje të një mjeti detar, i dyshuar për trafik narkotikësh, teksa ka njoftuar edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda për rastin.
Pasi kanë humbur kontaktet dhe mjeti në ndjekje hyri në ujërat ndërkombëtare, Policia Kufitare njoftoi autoritetet italiane dhe nisi koordinimi i veprimeve.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza në Itali finalizuan me sukses operacionin, ku në afërsi të lokalitetit Sant Andrea, Otranto, u bë i mundur sekuestrimi i mjetit në ndjekje dhe lëndës narkotike.
Gjithashtu në pranga janë vendosur shtetasit D.G, 22 vjeç, dhe A.R, 30 vjeç, teksa vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafik.
-
Një ton drogë kapet në ujërat e detit italian, arrestohen tre shqiptarë e dy ukrainas
-
Kapet në Bari rreth 1 ton drogë nga Shqipëria me vlerë 10 milionë euro, arrestohen dy vëllezër
-
Bllokohen në Itali 112 kg marihuanë e 50 mijë euro, pranga shqiptarit
-
Sekuestrohen 500 kg marijuanë në Itali 4 të arrestuar, njëri shqiptarë
-
Dy shqiptarë e një italian në pranga për një ton drogë