Sërish drogë nga Shqipëria. Mediat italiane shkruajnë se në Bari janë kapur më shumë se 900 kilogramë drogë në portin e qytetit. Nga 900 kilogramë lëndë narkotike të sekuestruara, 646 kg janë marihuanë dhe 250 kilogramë janë hashash.
Droga u sekuestrua nga policia në Bari në bashkëpunim me ushtrinë e Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Guardia di Finanza, transmeton BW njoftimi. Dy burra, dy vëllezër nga Torre Canne, një vendpushim bregdetar në Fassa, u arrestuan nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, raportojnë mediat e vendit fqinj.
Operacioni është zhvilluar gjatë natës mes të hënës e të martës. Shitja e kësaj droge do të bënte që të fitoheshin plot 10 milionë euro. Ngarkesa kishte gjithsej 54 mbështjellëse, e ndarë secila në pako të veçanta. Seanca dëgjimore e vlefshmërisë do të vendoset në orët e ardhshme.
Policia e vendit fqinj është habitur nga një fakt në këtë operacion. Ndërsa herët e tjera trafikantët ishin thuajse të gjithë shqiptarë, këtë herë ata janë italianë. Hetimet nga detektivët e policisë vazhdojnë.
-
Kapen në Brindisi drogë në vlerë 5 milionë euro, e nisur nga Shqipëria
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Operacion i madh antidrogë, 52 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri
-
Arrestohet një shqiptar në Romë, u zu me 21 kg drogë
-
Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arrestohen tre shqiptarë