Një shqiptar 41-vjeçar është arrestuar në Romë pasi në makinë i janë gjetur 20 kilogramë substancë narkotike e llojit hashash, 1 kilogram marihuanë dhe një armë.
Sipas mediave italiane 41-vjeçari shqiptar, banonte në provincën e Romës dhe u arrestua nga policia pas një kontrolli.
Raportohet se ka qenë qeni i policisë ai që e ka zbuluar se në bagazhin e makinës, nën një fund të rremë, shqiptari kishte fshehur lëndë narkotike, shkruan EuroNews.
Ai është dërguar në prarburgim ndërkohë që hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy shqiptarë arrestohen në Itali, u kapën me drogë e 73 mijë euro
-
Konfronton me armë policët në kufi me Shqipërinë, lë pas vetes çantën me 21 kg marihuanë
-
Policia austriake kap sasinë më të madhe të kokainës, ia zuri një shqiptari
-
Polici grek dhe një shqiptar arrestohen me 102 kilogramë marihuanë
-
23-vjeçari shqiptar kapet me 50 kilogramë kokainë