21 kilogramë marihuanë kanë gjetur policët brenda një çante që është hedhur nga një i dyshuar i cili ka ikur. I dyshuari është hasur i armatosur dhe me çantën në krah në vijën kufitare Kosovë-Shqipëri.
Policia ka thënë se i dyshuari ua ka drejtuar armën zyrtarëve dhe më pas e ka hedhur çantën e ka ikur në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.
Pas kontrollit, policët kanë gjetur substancën narkotike.
“Policia e Kosovës, respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit me datën 20.08.2025, rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, ka hasur në një person të dyshuar i cili ishte duke e bartur një çantë dhe ishte i armatosur. I njëjti në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policorë, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë ndaj tyre. Zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë”, njoftoi PK.

-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje
-
Sekuestrohen mbi 17 kilogramë marihuanë në Kaçanik
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Arrestohet një person në Jarinje, iu gjet marihuanë gjatë kontrollit në kufi
-
Arrestohet shtetasi i Kosovës, u zu në kufi me lëndë narkotike