Një zyrtar policor në veriperëndim të Greqisë është arrestuar nën akuzat për posedim të drogës të premten, pasi dyshohet se ka përdorur makinën e policisë për të kontrabanduar marihuanë, sipas autoriteteve.
I dyshuari është arrestuar në qytetin Igoumenitsa pas ndjekjes nga Policia. Vetura e Policisë që po ikte drejtohej nga një shqiptar.
Kërkimi në makinë ka rezultuar në gjetjen e 102 kilogramëve marihuanë.
Sipas raportimit, polici i arrestuar ka injoruar urdhrat e kolegëve të tij për t’u ndalur për kontroll dhe është larguar me shpejtësi. Vetura u ndal pasi humbi kontrollin dhe u godit me disa vetura të parkuara.
Është arrestuar edhe një polic tjetër i dyshuar, i cili është gjetur në një kafene rreth 20 kilometra më larg. Të tre të dyshuarit janë duke u përballur me akuza të lidhura me drogën.
Zona e Igoumenitsas është afër kufirit me Shqipërinë, përmes së cilës sasi të mëdha të marihuanës kontrabandohen në Greqi.
-
Sekuestrohen mbi 17 kilogramë marihuanë në Kaçanik
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Policia sekuestron afër 26 kg marihuanë, arrestohen tre të dyshuar
-
Sekuestrohet mbi 1 kg marihuanë që po transportohej me postë, një i arrestuar
-
Ndjeke me automjete nëpër rrugë, Policia i gjen të dyshuarit 10 kg kanabis në automjet