Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar për kundërvajtje në trafik instruktoren e një autoshkolle në Ferizaj, pasi kandidatja të cilës po ia mësonte ngasjen është zënë me telefon në dorë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se instruktorja është përgjegjësie për veprimet e kandidatit gjatë ushtrimeve.
“Gjatë lëvizjes, kandidatja është kapur në flagrancë duke përdorur telefonin celular, gjë që përbën kundërvajtje sipas Ligjit Nr. 05/L-064 për Rregullat e Trafikut Rrugor, neni 54, paragrafi 2. Për shkak se instruktorja është përgjegjëse për veprimet e kandidatit gjatë ushtrimeve, ndaj saj policia ka shqiptuar gjobë në bazë të Ligjit Nr. 08/L-186, neni 231, paragrafi 9.2, në vlerë prej 200 euro, me 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të mjetit me veprim motorik për tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.
Instruktorja thuhet se ka qenë e evidentuar edhe më parë për kundërvajtjen e përdorimit të telefonit, siç thuhet duke vepruar për herë të dytë në kundërshtim me ligjin e trafikut rrugor.
-
Dënohet një shofer i autobusit në kryeqytet për përdorim të telefonit gjatë vozitjes
-
326 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes vetëm në janar në Ferizaj
-
Dy shoferë ndëshkohen për kundërvajtje të rënda në trafik në Ferizaj
-
108 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes për një javë në rajonin e Ferizajt
-
Ndalimi i telefonave, proces i pazbatueshëm - Policia s’pranon përgjegjësitë që parasheh udhëzuesi