Policia e Kosovës thotë se përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 326 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, “pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve”.
Policia ka rikujtuar se qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital "Lajmëro Policinë”, ose në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.
-
108 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes për një javë në rajonin e Ferizajt
-
Përdorimi i telefonave gjatë vozitës, policia në kryeqytet vetëm për një ditë shqiptoi 60 gjoba
-
Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent, pesë shoferëve u merret leja në Ferizaj
-
Dënohet një shofer i autobusit në kryeqytet për përdorim të telefonit gjatë vozitjes
-
Dy shoferë ndëshkohen për kundërvajtje të rënda në trafik në Ferizaj