Policia Rajonale e Ferizajt, ka njoftuar se gjatë periudhës kohore 13 – 19 tetor, ka shqiptuar j 108 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin celular gjatë ngasjes së automjetit.
Ky aksion thuhet se është ndërmarrë pas një fushate disa ditore me moton: “Një sekondë në telefon mund të bëhet shumë vonë. Duart në timon, e jo në telefon”.
Policia ka paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, siç thuhet, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të aksidenteve rrugore.
Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të përqendrohen në ngasjen e automjetit dhe të shmangin përdorimin e telefonit, pasi siç thuhet, një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën e njerëzve.
“Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me Policinë Rajonale të Ferizajt dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250, dhe 0290/322-406. Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.
-
326 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes vetëm në janar në Ferizaj
-
Për një javë në rajonin e Ferizajt u shkaktuan 99 aksidente trafiku, u shqiptuan 1750 gjoba
-
Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent, pesë shoferëve u merret leja në Ferizaj
-
Dënohet një shofer i autobusit në kryeqytet për përdorim të telefonit gjatë vozitjes
-
Dy shoferë ndëshkohen për kundërvajtje të rënda në trafik në Ferizaj