Për 48 orë është ndaluar një person në Ferizaj pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “kontrabandim me emigrantë” dhe “mashtrim”.
Sipas njoftimit, me rastin e të dyshuarit F.H. po merret Departamenti për Krime të Rënda, derisa nuk janë dhënë detaje shtesë mbi rastin.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, një (1) person të dyshuar me iniciale F.H., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Kontrabadimi me migrantë’ nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘Mashtrimi’ nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj tha se ndaj të dyshuarit po të vazhdohen procedurat e mëtejme hetimore.
-
Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim
-
Ndalohet një person, dyshohet se i vuri në lajthitje disa shtetas norvegjezë dhe i dëmtoi financiarisht
-
Rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
-
Valon Lluka ndalohet për 48 orë për disa vepra penale
-
Ndalohet një person nën dyshimin për kontrabandim me migrantë në Vërmicë