Kronikë

Ndalohet një rast kontrabande me mallra në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën ka ndaluar një veturë me targa të huaj me drejtues shtetas serb. Në veturë janë gjetur tekstil, lodra, pjesë të automjeteve dhe një radiolidhje.

Policia ka njoftuar se vetura dhe mallrat janë dërguar në Doganë për procedura të mëtutjeshme, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si kontrabandë me mallra.

“Fsh. Tresav, Leposaviq 13.06.2023 – 12:00. Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin serb. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur: tekstil, lodra, pjesë të automjeteve dhe një radio lidhje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që vetura dhe malli të dërgohen në doganë për procedura të mëtutjeshme, ndërsa i dyshuari të është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.