Më urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ndaluar dy persona të enjten, të dyshuar për rastin e zhdukjes së personit me inicialet B.R.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se dy personat janë ndaluar për veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191 të KPRK-së. Po ashtu, me rastin e arrestimit të këtyre dy personave janë sekuestruar edhe disa prova materiale të cilat do të shërbejnë për procedurë të mëtutjeshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori njofton opinionin publik se në këtë çështje penale, është duke punuar me seriozitetin maksimal dhe me të gjitha kapacitetet që disponon, si dhe në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksion i Prokurorisë në Prishtinë, katër të arrestuar nën dyshime për keqpërdorim detyre dhe ryshfet
-
Arrestohet i dyshuari për rrëmbim dhe organizim të grupit kriminal në Prishtinë
-
Dy të arrestuar në Prishtinë për 40 mijë euro të falsifikuara
-
Dy të arrestuar për një rast rrëmbimi në Prishtinë
-
Arrestohen dy të dyshuar për rrëmbimin e shtetasit të huaj, dy të tjerë në kërkim