Mjeku A.V., i arrestuar në Vushtrri të martën nën dyshimin për marrje ryshfeti, dyshohet se ka kërkuar 10 deri në 50 euro për të lëshuar raporte për pushime mjekësore.
Policia ka dhënë detaje në raportin 24-orësh, në lidhje me arrestimin e tij.
“Më 28.10.2025 nga njësitë relevante të policisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të cekura më lart. Dyshohet se i dyshuari qëllim të përfitimit personal për shërbime të ofruara nga pacientët kishte kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme të hollave nga 10 deri 50 euro për të ju lëshuar raporte për pushime mjekësore”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
-
Mjeku në Vushtrri arrestohet për ryshfet dhe lëshim të vërtetimeve mjekësore të rreme
-
Dy mjekë në Vushtrri arrestohen për marrje ryshfeti
-
Aktakuzë ndaj mjekut në Vushtrri që dyshohet se përfitonte para nga raportet mjekësore
-
Ia ofroi policit në kufi 5 euro, arrestohet
-
Tri raste të dhënies së ryshfetit për votë të raportuara në Polici