Ndaj dy mjekëve në Vushtrri është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për marrje ryshfeti, ndërkaq ndaj nëntë personave për dhënie ryshfeti.
Sipas kërkesës së Prokurorisë mjeku V.R., në gjashtë raste, ndërkaq mjeku E.S., në tri raste, në cilësinë e personit zyrtar - mjekë në spitalin e Vushtrrisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe pranuar para në shuma të ndryshme në mënyrë që të veprojnë në përputhje me detyrën e tij zyrtare për ofrimin e shërbimeve të trajtimit mjekësor për pacientët.
Ndërkaq, nëntë të pandehurit F.V., B.Q., F.Xh., B.G., B.A., K.H., S.N., V.Y. dhe L.K. akuzohen se, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për vete apo për persona të tjerë, u kanë premtuar, ofruar ose dhënë mjekëve të akuzuar shuma të ndryshme parash, nga 50 deri në 300 euro, si shpërblim për operimin e familjarëve të tyre.