Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se mësuesit që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, i është caktuar masa e lajmërimit në stacion policor.
I dyshuari ishte ndaluar me urdhër të prokurorit më 9 shkurt.
Të hënën janë publikuar incizime në rrjetet sociale, në të cilat shihet mësimdhënësi duke e goditur nxënësin e klasës së nëntë.
Një ditë më parë Shoqata Sindikale e shkollës “Pavarësia”, Këshilli Drejtues dhe Këshilli i Prindërve kanë mbajtur një grevë dyorëshe, një ditë pasi që Policia e ka arrestuar një mësimdhënës të kësaj shkolle nën dyshimin për dhunë ndaj një nxënësi. Mësimdhënësit kanë thënë se videoja e publikuar nuk e pasqyron të gjithë ngjarjen dhe kanë kërkuar mbrojtje institucionale.
-
Hetohet edhe drejtori i shkollës “Pavarësia” për dhunë ndaj nxënësit
-
Nisin hetimet ndaj njërit prej nxënësve të përfshirë në rrahjen me mësimdhënësin
-
Mësimdhënësit në “Pavarësia” kërkojnë mbrojtje nga nxënësit, pas arrestimit të kolegut
-
Të martën protestë dyorëshe në shkollën fillore “Pavarësia”
-
Psikologu i shkollës “Pavarësia” thotë se mësimdhënësi i ndaluar u sulmua nga dhjetë nxënës