Inspektorati i Komunës në Ferizaj bashkë me Policinë e Kosovës, kanë mbyllur 4 bastore në qendër të qytetit, të cilat po operonin ilegalisht në kundërshtim me vendimin e nivelit qendror për ndalimin e lojërave të fatit si dhe ligjit për këtë çështje.
Inspektorët e tregut pas verifikimit tërësor për zbatimin e rregullativës ligjore në fuqi, konkluduan me mbylljen e këtyre lokaleve të cilat operonin në shkelje të plotë, krejtësisht fshehtas dhe kamufluar.
Mbyllja e bastoreve dhe kazinove në territorin e Ferizajt tashmë është një aksion i filluar shumë muaj më parë dhe po vazhdon si i tillë me intensitet më të lartë veprimi nga Inspektorati i Komunës.
Artikuj të ngjashëm
-
Inspektorati ndalon punimet ne 16 vendpunishte në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Lipjan e Fushë-Kosovë
-
Edhe 17 të arrestuar në Turqi për kurdisje dhe baste ilegale
-
Arrestohen katër persona në Ferizaj për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
-
Mbyllen 6 biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
-
Bastiset një lokal në Prishtinë, sekuestrohen para dhe letra bixhozi