Një burrë në Ferizaj është arrestuar e pastaj është liruar në procedurë të rregullt, nën dyshimin se ka kryer veprën penale keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.
Ai është arrestuar e intervistuar të martën, por në raportin e Policisë nuk janë dhënë detaje të tjera për rastin.
“Drejtoria e Hetimit për Krime Kibernetike pas veprimeve hetimore, ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Lidhur me rastin pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
LEXO EDHE: