Një person është lënduar në një aksident trafiku të martën, që ndodhi në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture, ku ngasësi i veturës ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i veturës i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e plotë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i lënduar në aksidentin mes motoçikletës dhe kamionit në Prishtinë
-
Një i lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe dy veturave në rrugën Prishtinë – Ferizaj
-
Lëndohen rëndë dy persona nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prishtinë
-
Një i lënduar në aksidentin mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë
-
Aksident mes një veture e një motoçiklete në Prizren, një i lënduar