Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi e Albulena Haxhiu janë liruar nga masa e paraburgimit.
Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.
Sipas tij, deputetëve Kurti e Kadaj Bujupi, u është caktuar masa e arrestit shtëpiak, derisa gjykata nuk ka caktuar ndonjë masë sigurie ndaj deputetes Albulena Haxhiu.
Ata u arrestuan të premten deri sa ishin duke shkuar në Kuvendin e Kosovës, pas urdhër arrestit të lëshuar shkaku i mungesës në seancën gjyqësore, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Artikuj të ngjashëm