Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurtit e Kadaj Bujupit, edhe nga një muaj paraburgim

Deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Donika Kadaj Bujupi, iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për një muaj.

Lajmin për KTV e ka konfirmuar Afrim Salihu, avokat i Donika Kadaj Bujupit, i cili ka thënë se vendimi është marrë dje nga Gjykata Themelore në Prishtinë, një ditë para se t'u skadonte masa e parë e lëshuar nga kjo gjykatë për paraburgim prej 30 ditësh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se në fakt prokuroria nuk ka kërkuar fare vazhdim të masës, por kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, megjithatë ka vendosur që t’ua vazhdoj masën e paraburgimit.

Seanca me fjalët përfundimtare mbahet këtë të premte.

Deputetët Kurti e Kadaj–Bujupi u arrestuan me 27 nëntor të këtij viti. Ata kishin shkelur arrestin shtëpiak duke dalë në festën në qendër të Prishtinës, pas fitores së Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Deputetët akuzohen lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.