Policia e Shtetit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 44-vjeçar nga Kosova, pasi tentoi të hynte në Shqipëri me 19 mijë euro të padeklaruara.
Gjatë kontrolleve në pikën Kufitare të morinës, bazuar në analizën e riskut për parandalimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet policore kaluan për kontroll të detajuar automjetin tip “Audi A8”, në të cilin udhëtonte si pasagjer shtetasi V. B., banues në Prishtinë.
“Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën 19,000 euro të padeklaruara, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit, ndërsa shuma e parave u sekuestrua nga autoritetet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Hetimet për rastin vijojnë nga organet kompetente.
-
38-vjeçarit nga Gjilani i sekuestrohen mbi 15 mijë euro në Morinë
-
Kosovari ndalohet në kufi me Shqipërinë, iu gjetën afër 25 mijë euro të padeklaruara
-
Ndalohet në portin e Durrësit shtetasi kosovar, i sekuestrohen 17 mijë euro
-
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë
-
Merdar, zbulohen mbi 63 mijë euro të padeklaruar në një autobus të relacionit Gjermani – Kosovë