Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka ndaluar në Portin e Durrësit të mërkurën, një shtetas të Kosovës, të cilit iu gjetën 17 mijë euro të padeklaruara.
Policia ka thënë se paratë u sekuestruan dhe kaluan te prokuroria për veprime të mëtejshme.
“?PKK Port Durrës/U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar Rr. I., 54 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, rreth 17 000 euro që ky shtetas synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente të juridiksionit të përgjithshëm, për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar Policia.
Ndërkohë në aeroportin në “Rinas” janë arrestuar dy shtetasit kosovarë A.M. (26) dhe L.C. (23), pasi kishin paraqitur pasaporta që dyshohen se janë të falsifikuara.
-
Kosovari tenton të hyjë në Shqipëri me 19 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht
-
Kosovari ndalohet në kufi me Shqipërinë, iu gjetën afër 25 mijë euro të padeklaruara
-
Kosovari u mundua t’i fusë 23 mijë euro të pa deklaruara në Shqipëri
-
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë
-
Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë