Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se një kosovar ka tentuar t’i fusë në pikën kufitare në Morinë 23 mijë të pa deklaruar konform ligjit.
Në njoftimin e lëshuar nga PSh-ja thuhet se shuma e parave është sekuestruar, dhe se i dyshuari akuzohet për veprën penale “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
“Tentoi të fuste në vendin tonë, 23 000 euro pa i deklaruar konform ligjit, procedohet penalisht 35-vjeçari (shtetas kosovar) dhe sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në kuadër të kontrolleve të mbështetura në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin G. M.”, thuhet në njoftim.
Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
Kosovari tenton të hyjë në Shqipëri me 19 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht
-
Kosovari ndalohet në kufi me Shqipërinë, iu gjetën afër 25 mijë euro të padeklaruara
-
Sekuestrohen mbi 28 mijë euro nga dy kosovarë në Shqipëri
-
38-vjeçarit nga Gjilani i sekuestrohen mbi 15 mijë euro në Morinë
-
Ndalohet në portin e Durrësit shtetasi kosovar, i sekuestrohen 17 mijë euro