Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka ndaluar një 38-vjeçar nga Gjilani në pikëkalimin kufitar Morinë, ndërsa i janë sekuestruar 15 mijë e 600 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar M. B., 38 vjeç, banues në Gjilan, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik të shtetasit M. B., shërbimet e Policisë i gjetën 15 600 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar Policia e Shtetit.
-
Kosovari tenton të hyjë në Shqipëri me 19 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht
-
Parandalohet futja e mbi 30 mijë eurove të padeklaruara në pikën kufitare në Bërnjak
-
Në një veturë në pikën kufitare Han i Elezit gjenden mbi 13 mijë euro të padeklaruara
-
Dogana e Kosovës zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Vërmicë
-
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë