Njësitë e KFOR-it e kanë kryer me sukses eksplodimin e kontrolluar të predhës që u gjet në fshatin Stagovë të Kaçanikut.
KFOR-i përmes një komunikate ka thënë se personeli austriak e ka kryer eksplodimin e kontrolluar të predhës që datonte nga Lufta e Dytë Botërore. Po ashtu, ka thënë se predha peshonte 250 kilogramë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se për sigurinë e qytetarëve, ishte vendosur një perimetër sigurie prej 1000 metrash përreth vendit të ngjarjes.
Operacioni ka përfunduar dhe deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë incident apo rrezik për banorët.
VIDEO:
KFOR-i në Stagovë, pritet eksplodimi i mjetit shpërthyes në Kaçanik
Njësitë e KFOR-it gjenden në fshatin Stagovë të Kaçanikut, ku në orën 12:00 pritet të bëhet shpërthimi i mjetit që u gjet më 27 prill.
Edhe
Stagovasit zgjohen nga alarmi i pazakontë, shpërthehet bomba që u hodh 80 vjet më parë
Mjeti shpërthyes dyshohet se ka mbetur aty nga Lufta e Dytë Botërore.
Banorët e zonës janë paralajmëruar për të qëndruar larg vendit të ngjarjes deri në përfundimin e operacionit për arsye sigurie.
VIDEO:
-
Shtyhet operacioni i eksplodimit të mjetit shpërthyes që u gjet në Kaçanik
-
Nesër kryhet eksplodimi i kontrolluar i mjetit shpërthyes që u gjet në Kaçanik
-
Gjendet një mjet shpërthyes në Kaçanik, daton nga Lufta e Dytë Botërore
-
KFOR-i tërheq një mjet shpërthyes në Ferizaj, e FSK-ja një tjetër në Gjakovë