Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën (30 prill) do të realizohet eksplodimi i kontrolluar i mjetit të dyshuar shpërthyes në Stagovë të Kaçanikut, që thuhet se është i periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Eksplodimi do të bëhet nga ora 09:00 deri në orën 13:00, derisa Policia tha se janë një sërë masash që duhet të respektohen. Sipas Policisë, zona e rrezikut është vlerësuar me një rreze prej 1 kilometrash nga vendi ku ndodhet mjeti, brenda zonës ndalohet rreptësishtë qëndrimi i njerëzve dhe rekomandohet largimi i kafshëve dhe i makinerive.
Po ashtu, banorëve të lagjes “Teneqja” dhe të zonës së kodrës në Stagovë iu kërkua t’i mbajnë dritaret e shtëpive hapur pasi vala e shpërthimit mund të shkaktojë dëme. U kërkua që gjatë periudhës 09:00 deri në 13:00 të mos ketë persona jashtë shtëpive.
“- Të mbajnë dritaret e shtëpive hapur, për shkak të valës së mundshme të shpërthimit, e cila mund të shkaktojë dëme materiale. - Të largojnë veturat në vende të sigurta si garazhe ose pas shtëpive. - Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Emergjenca do të jenë në gjendje gatishmërie dhe të pranishëm në një zonë të sigurt, për të reaguar në rast nevoje. - Policia do të njoftojë banorët përreth dhe do të sigurojë që, në datën dhe orët e lartcekura, të mos ketë persona jashtë shtëpive. Këshillohet që banorët brenda rrezes 1000 metra të largohen nga shtëpitë para fillimit të operacionit dhe të qëndrojnë larg deri në përfundim të eksplodimit”, thuhet në njoftimin policor.
Shtyhet operacioni i eksplodimit të mjetit shpërthyes që u gjet në Kaçanik
Eksplodimi i mjetit të pashpërthyer i gjetur në Stagovë të Kaçanikut do të bëhet më 2 maj nga ora 9:00-13:00. Ky operacion ishte paraparë të ndërmirrej më 30 prill nga Njësia e Deminimit e KFOR-it, por Policia ka njoftuar se është shtyrë për dy ditë.
“Ju njoftojmë se operacioni i eksplodimit të mjetit të pashpërthyer, i cili ndodhet në fshatin Stagovë të Kaçanikut, në lagjen "Teneqja" që ishte i paraparë të realizohet me datën 30.04.2025 nga Njësia e Deminimit të KFOR-it, është shtyrë për datën 02.05.2025 nga ora 09:00-13:00”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, Policia ka listuar masat që duhet të respektohen nga qytetarët gjatë operacionit:
- Zona e rrezikut është vlerësuar me një rreze prej 1000 metrash nga vendi ku ndodhet mjeti shpërthyes.
- Brenda kësaj zone ndalohet rreptësisht qëndrimi i njerëzve. Ndërsa rekomandohet largimi në vend të sigurt i kafshëve dhe makinerive.
Banorët e lagjes "Teneqja" dhe të zonës së kodrës në fshatin Stagovë luten që:
- Të mbajnë dritaret e shtëpive hapur, për shkak të valës së mundshme të shpërthimit, e cila mund të shkaktojë dëme materiale.
- Të largojnë veturat në vende të sigurta si garazhe ose pas shtëpive.
- Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Emergjenca do të jenë në gjendje gatishmërie dhe të pranishëm në një zonë të sigurt, për të reaguar në rast nevoje.
- Policia do të njoftojë banorët përreth dhe do të sigurojë që, në datën dhe orët e lartcekura, të mos ketë persona jashtë shtëpive.
- Këshillohet që banorët brenda rrezes 1000 metra të largohen nga shtëpitë para fillimit të operacionit dhe të qëndrojnë larg deri në përfundim të eksplodimit.