KFOR-i amerikan ka hasur në disa mjete të dyshuara në fshatin Rekë e Banjskës në Zveçan të premten.
Njësitë policore të Kosovës më pas kanë konfiskuar prova si, uniforma ushtarake, granata dore, karikatorë, shokbomba, e të tjera.
“Është raportuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një maicë, tri granata dore, tre karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një bombë ndriçuese dhe njëzetë e tetë copë fishekë të armës së gjatë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në hetime”, njoftoo Policia në raportin 24-orësh.
-
KFOR-i amerikan gjen uniforma ushtarake, granata e shokbomba në Zveçan
-
Kapen armë, municion dhe uniforma ushtarake në veri, dyshohet se lidhen me sulmin në Banjskë
-
Sekuestrohen armë, municion e uniformë ushtarake në Zubin-Potok
-
Sërish gjenden armë e uniforma ushtarake serbe në veri
-
Gjenden armatim e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok