Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar t'i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve të pandehurit E.U., që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin të shtunën në Kijevë, me ç'rast ka vdekur një person.
Sipas njoftimit, Prokuroria shkruan se E.U., ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.
“Përderisa i pandehuri ishte e duke drejtuar automjetin e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësinë rrethanave dhe kushteve të rrugës, me pjesën e parme ballore të anës së djathtë e godet viktimën i cili ishte duke lëvizur në këmbë skaj rrugës, me ç’ rast viktima nga goditja e marrë bartet përpara me automjet në një distancë prej 15.70 metra dhe përplaset në tokë pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 19 shkurt 2022.
-
Një muaj paraburgim një personi për rrezikimin e trafikut publik
-
30 ditë paraburgim personit që goditi për vdekje këmbësoren
-
Kërkohet paraburgim për personin që shkaktoi aksident në Autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Aktakuzë ndaj një personi për aksidentin me fatalitet në Prizren
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë