Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit D.SH., i cili dyshohet se ka kryer veprën rrezikim i trafikut publik.
Më 26 qershor të këtij viti, D.SH., dyshohet se në aksin rrugor Autostrada Duhël-Malishevë, duke mos e përshtatur shpejtësinë, e ka goditur veturën “Citroen”, ku si pasojë ka vdekur N.A.
“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit D. Sh., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 26 qershor 2021”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në Kijevë
-
Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Një grua humb jetën në vetaksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vrasjen në Gjakovë
-
Vetaksident në autostradën "Ibrahim Rugova", një person i lënduar