Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në fshatin Kijevë të Malishevës të shtunën mbrëma, pasi është goditur nga vetura.
Është arrestuar shoferi i veturës, pasi dyshohet se ai nuk ka përshtatur shpejtësinë e veturës dhe ka goditur këmbësorin, duke i shkaktuar lëndime fatale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 të shtunën.
I dyshuari, E.U. 20-vjeçar është në ndalim policor për 48 orë. Viktima është I.K. 60-vjeçar.
“Më datën 19.02.2022 rreth orës 21:30 policia është njoftuar se në fshatin Kijevë të Malishevës ka ndodhur aksident komunikacioni me fatalitet. Janë përfshirë një automjet civil dhe një këmbësor. Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari E.U - i lindur 2002, kishte qenë duke drejtuar automjetin e ti VW-Tiguan ne rrugën kryesore të fshatit Kijevë, ne drejtim të fsh. Cerravik, dhe kur ka arritur në breg të Kijevës , duke mos ju përshtatur shpejtësisë, kushteve dhe rrethanave te rrugës, papritmas me pjesën ballore të anës se djathtë, godet këmbësorin, tani të ndjerin I.K, i lindur 1962 , i cili në momentin kritik kishte qenë duke ecur në skaj të rrugës në anën e djathtë, dhe si pasojë e goditjes fatale viktima humb jetën në vendngjarje. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF-Malishevë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të prokurorit viktima dërgohet për autopsi , ndërsa i dyshuarin ndalohet në ndalim policor prej 48 orësh. Hetimet në vijimësi”, thuhet në njoftimin e Policisë.