Një këmbësor ka vdekur një javë pas një aksidenti të rëndë trafiku që kishte ndodhur në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Sipas Policisë, viktima – një mashkull kosovar – ishte goditur nga një veturë më 15 korrik rreth orës 19:30 dhe që atëherë ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Fatkeqësisht, më 22 korrik ai ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, një këmbësor vdiq pasi u godit nga vetura
-
Vdes një këmbësor që u godit nga vetura në Bresje
-
Vdiq në QKUK personi që u godit nga vetura në Fushë-Kosovë
-
Vdiq një këmbësor pasi u godit nga vetura, arrestohet shoferi
-
Vdes në QKUK këmbësorja që u aksidentua në Malishevë