Një 76-vjeçar ka vdekur pasi që është goditur nga një veturë të enjten në mbrëmje në rrugën “Ulqini”, në Mitrovicë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në SHSKUK dhe më vonë autoritetet spitalore kanë njoftuar se viktima ka vdekur.
“Trupi i pajetë i viktimës, mashkull rreth 76-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një person që ishte aksidentuar më 31 gusht në Mitrovicë të Jugut
-
Vdiq një këmbësor pasi u godit nga vetura, arrestohet shoferi
-
Vdes këmbësori i aksidentuar në Malishevë
-
Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Vushtrri në fillim të gushtit
-
Vdiq një person pasi u godit nga vetura në rrugën Ferizaj – Prishtinë