Djali që dyshohet se e ka goditur babanë e tij me sëpatë në Deçan është arrestuar në orët e para të se premtes nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në Tentativë”.
Policia ka bërë të ditur se për rastin ishte njoftuar të enjten pasdite nga Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan, ku viktima me lëndime të rënda ishte dërguar fillimisht për trajtim dhe pastaj ishte dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor të mëtejmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia pastaj ka dalë në vendin e ngjarjes por se i dyshuari ishte larguar.
Sipas policisë ai është arrestuar më vonë.
“I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, pas një pune intensive të hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë dhe hetuesve të Stacionit Policor në Deçan, sot me datë 06.02.2026, rreth orës 02:30, i dyshuari është arrestuar, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.