Kronikë

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte në Vushtrri

arrestim

Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.S. i cili ndodhet në ndalim, për shkak të dyshimit se ka kryer “krime lufte kundër popullatës civile”.

“S.S. dyshohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të uniformuar duke vepruar në grup si zyrtarë të mobilizuar rezervsit aktiv me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur në Komunën e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, S.S. dyshohet se më 06.04.1999 në bashkëkryerje, gjatë një aksioni ka plaçkitur dhe djegur shtëpi, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj civilëve të paarmatosur.

Gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë edhe dëshmi të dëshmitarëve.


VIDEO: I dyshuari për krime lufte në Vushtrri sillet në Pallatin e Drejtësisë