Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përmes Njësisë Rajonale në Prizren, ka arrestuar një person nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.
Rasti ka nisur më 11 gusht, pasi një ankues nga një fshat i Suharekës ka raportuar se po kërcënohet dhe detyrohet nga i dyshuari, gjithashtu nga një fshat i Suharekës.
Ankuesi ka deklaruar se para tri vitesh ka luajtur lojëra bixhozi në shumën rreth 9,000 euro, ndërsa tani i dyshuari i kërkon rreth 21,000 euro, duke ushtruar presion dhe kanosje të vazhdueshme për kthimin e borxhit.
Hetuesit dyshojnë se i dyshuari ka menaxhuar lojërat e fatit përmes adresave elektronike që operonin nga Zvicra dhe Kosova. Në kuadër të hetimeve, Policia ka sekuestruar një telefon për ekzaminim të mëtejshëm.
I dyshuari, identifikuar me inicialet A.L., lindur në vitin 1990 dhe shtetas kosovar, është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe ndaj tij është iniciuar rasti penale me dyshimin për veprat ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.
Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./KSP
-
Arrestohet polici në Shtërpcë, dyshohet për përfshirje në skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm
-
Ndalohen 12 persona për skema piramidale dhe bixhoz
-
Vushtrri, tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz
-
Masa e arrestit shtëpiak zëvendësohet me paraqitje në polici për 10 të dyshuarit për bixhoz
-
10 të arrestuar në Gjakovë për organizim të bixhozit të paligjshëm