12 persona janë ndaluar në Junik për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz.
Lidhur me rastin janë sekuestruar para, 1040 euro, dhe prova të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prokurori i shtetit ka ndaluar 12 persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Gjithashtu, janë sekuestruar para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do të shërbejnë në këtë proces penal”, ka njoftuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
E Policia njoftoi se mesnatën e 12 shkurtit ka siguruar informacion se nё njё lokal në Junik, disa persona janё duke zhvilluar veprimtari tё kundërligjshme tё lojërave tё fatit.
Dymbёdhjetё personat e dyshuar pas intervistimit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.
