Kronikë

Katër të vrarë e dy të plagosur pas mesnate në Velipojë

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në plazhin e Velipojës.

Katër persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Ngjarja është shënuar pas mesnatës rreth orës 01:30 të 27 qershorit.

Dyshohet se konflikti ka nisur për hapësirat publike në plazh, mes pronarëve të dy hoteleve. Viktimat kanë qenë anëtarë të familjes Ferracaku dhe Gjocaj.

Viktima e ngjarjes:

Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur. /TCH