Policia e Shkodrës ka njoftuar për vdekjen e dy pushuesve kosovarë në Velipojë, që thuhet se kanë ndodhur të enjten.
Sipas njoftimit zyrtar, një 72-vjeçar nga Kosova, Z. J., është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det. Materialet për këtë rast janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, një tjetër ngjarje ka ndodhur po dje, në të njëjtin plazh. Shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka dalë nga deti.
Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtyre ngjarjeve, ndërsa u bën thirrje pushuesve për kujdes të shtuar, veçanërisht në temperaturat e larta të ditëve të fundit./ EuroNews
Artikuj të ngjashëm
-
Për një ditë tre pushues vdesin në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre nga Kosova
-
Vdiq një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një burri në Pejë
-
Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në Shëngjin
-
Gjendet i vdekur një burrë në Shtërpcë, Policia po e heton rastin