Një 59-vjeçar me inicialet H.H, është mbytur të dielën derisa po lahej në plazhin e Velipojës.
“Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Edhe dy të moshuar të tjerë, njëri 78 vjeç dhe tjetri 79 vjeç nga Maqedonia e Veriut, janë mbytur të dielën në plazhin e Spillesë në Kavajë.
Shkak mendohet të jenë dallgët, ndërsa dyshohet se ata kishin konsumuar alkool para se të futeshin në det.
Artikuj të ngjashëm