Një person i cili po kërkohej dhe ishte dënuar me tri vjet burgim për shërbime seksuale nga viktima e trafikimit, është arrestuar të martën.
Sipas njoftimit, B.B 64-vjeçar është arrestuar në Kaçanik.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Artikuj të ngjashëm