Një person i dënuar me tre vjet burgim për veprën penale “detyrim” është dorëzuar të martën në Policinë e Kosovës në Prizren.
Sipas njoftimit policor, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren është iniciuar plan operativ për kërkimin e personave të dënuar, e 55-vjeçari me inicialet G.SH, është identifikuar dhe lokalizuar.
“Sipas urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren , dje me datën 20.05.2025 pas disa veprimeve operativo-hetimore të policisë për arrestimin e tij, personi i kërkuar G. Sh. paraqitet në institucionin përgjegjëse për vuajtjen e dënimit me burg”, thuhet në njoftimin policor.
I dënuari është nga fshati Shpenadi i Prizrenit.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet në Prizren 31-vjeçari që ishte në kërkim
-
Arrestohet e lirohet një i dyshuar për krime lufte në Prizren
-
Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje që nga viti 2015
-
Arrestohet i dënuari me 10 muaj burgim për posedim të narkotikëve
-
Arrestohet një person në Prishtinë, i dënuar me pesë vjet burgim për dhunim