Një 37-vjeçar nga fshati Velezhë i Prizrenit, i kërkuar për vrasje, është arrestuar të hënën në Prizren.
I dyshuari me inicialet A.P., është një nga të dyshuarit që janë përfshirë në vrasjen e vitit 2015, ndërsa ka qenë në arrati për disa vjet.
“Me datën 09.02.2026, rreth orës 22:30, patrulla policore e Stacionit Policor të Prizrenit, pas një pune të vazhdueshme hetimore, ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë personin e kërkuar A. P., 37 vjeçar nga fshati Velezhe – Prizren... Pas arrestimit, me datën 10.02.2026, i dyshuari është dërguar në Prokurorinë Speciale për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore. Vepra penale ka ndodhur në vitin 2015, ku i dyshuari kryesor i rastit të vrasjes është arrestuar dhe është dënuar nga gjykata, por A.P. kishte qenë gjithashtu njëri nga të dyshuarit dhe ka qenë në arrati për disa vjet”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Përveç veprës penale “Vrasje”, i dyshuari ishte i kërkuar sipas urdhërarresteve të gjykatës edhe për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, si dhe “mbajtje, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.
-
Arrestohen tre të dyshuarit për grabitjen e 40 eurove në Prizren
-
Policia kërkon informata që mund të çojnë në arrestimin e të dyshuarit për vrasje në tentativë në Prizren
-
Gjendet i vdekur një person në Prizren, në trup kishte plagë nga arma
-
Arrestohet i kërkuari për vrasje në Podujevë
-
Kapet i dyshuari për vrasjen në Prizren