Kronikë

Arrestohet i kërkuari për vrasje në Podujevë

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një person i cili po kërkohej nga Policia për vrasje në Podujevë, është arrestuar të enjten.

Sipas njoftimit të lëshuar nga autoritetet e sigurisë, i arrestuari dyshohet se e ka kryer veprën penale më 6 shtator të këtij viti në fshatin Llapashticë të Epërme të Podujevës.

“Sot nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, më konkretisht nga zyrtarë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është lokalizuar dhe arrestuar një person i dyshuar që ishte në kërkim për vrasje. Njësitet policore kanë ndërmarrë një operacion në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar: A.H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën në fjalë”, thuhet në njoftim.

Veprimet e mëtejme lidhur me të dyshuarin thuhet se do të merren në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.