Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet e pastaj lirohet një i dyshuar për sulm seksual në Podujevë

Arrestim

Një person është arrestuar e pastaj është liruar në Podujevë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë”, thuhet në njoftim.