Policia e Kosovës u ka kërkuar qytetarëve ndihmë për identifikimin e vendndodhjes së të dyshuarit për vrasjen e një burri që ndodhi të shtunën në fshatin Llapashticë të Podujevës.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë me datën 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e epërme -Podujevë”, thuhet në kërkesë.
Personi i dyshuar është Arbër Havolli ndodhet në arrati, andaj Policia ka kërkuar që të kontaktohet për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së tij.
-
Arrestohet i kërkuari për vrasje në Podujevë
-
Të shtëna armësh në Llapashticë të Podujevës, një i vdekur
-
Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet
-
Vrasje e dyfishtë në Podujevë, e dyshuara në gjendje të rëndë, motivi ende i panjohur
-
Ende në arrati i dyshuari për vrasjen në Hajvali