Një person është gjetur pa shenja jete në Llapashticë të Podujevës në mbrëmjen e së shtunës, pak pasi Policia ka pranuar informatën për të shtëna armësh.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, ekipi mjekësor ka konstatuar në vendin e ngjarjes vdekjen e një burri.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimin për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.
-
Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet
-
Gjendet i vdekur një burrë në Podujevë, pranë i gjenden arma e mjete për pastrim të saj
-
Policia po i heton 4 raste të vdekjeve që u raportuan brenda 24 orëve
-
Policia jep informacione për vdekjen e personit në Podujevë, u gjet një pistoletë
-
Gjendet i vdekur një person në Përpellac të Podujevës